Shqipëria ndodhet përpara një sprove të vështirë në OKB, në raport me Shtetet e Bashkuara. Asambleja e Përgjithshme e OKB-së është mbledhur për një seancë të jashtëzakonshme, ku do të hidhet në votë rezoluta kritike ndaj vendimit të presidentit Trump për të njohur Jerusalemin si kryeqytet të Izraelit, si dhe zhvendosjes së Ambasadës amerikane nga Tel Avivi në Jerusalem. Vet kryetari Trump tha se kombeve që do të votonin kundër Amerikës do t’iu ndërpritej asistenca financiare. Shqipëria është pikërisht njëra prej vendeve që e përfiton këtë lloj mbështetjeje nga Shtetet e Bashkuara. “Le të votojnë kundër nesh po deshën, nuk na bëhet vonë. Do të kursejmë më shumë, sepse nuk do të ndodhë më si përpara, që të votohet kundër nesh, e ne prapë të japim miliona e miliona dollarë. Nuk do të përfitojnë më prej Amerikës, kjo është e sigurtë”, deklaroi presidenti Trump.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …