Ministria e Jashtme e Shqipërisë deklaron se vota pro rezolutës që u kërkon Shteteve të Bashkuara tërheqjen nga njohja e Izraelit kryeqytet reflekton pozicionin e pandryshuar të Shqipërisë për këtë çështje. Shqipëria iu ka përmbajtur konsensusit ndërkombëtar mbi Jerusalemin, bazuar në një numër të konsiderueshem dokumentesh të OKB-së, përfshirë një numër rezolutash të Këshillit të Sigurimit dhe i është bashkuar pozicionit të përbashkët të shumicës dërrmuese të vendeve anëtare të BE-së, duke i qëndruar koherente qëndrimit e saj të linjëzuar me Bashkimin Europian”, thuhet në reagimin e Ministrisë së Jashtme. Rezoluta e parashtruar nga Egjipti thotë në tekst se çdo vendim për statusin e Jeruzalemit “është nul dhe i pavlefshëm” dhe duhet të tërhiqet.
Kontrolloni gjithashtu
Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025
Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …