Shqipëria ka nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi me Emirat e Bashkuara Arabe

Sot në Tiranë ka ardhur për vizitë presidenti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Mohamed bin Zayed Al Nahyan. Delgacioni i lartë i këtij shteti, është pritur nga autoritetet më të larta të Shqipërisë. Delgacioni i nivelit të lartë të Emirateve të Bashkuara Arabe, i udhëhequr nga presidenti, Mohamed bin Zayed Al Nahyan u nderua në një ceremoni mirëseardhjeje në Pallatin e Brigadave për të vazhduar më tutje me një takim kokë me kokë me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama. Gjatë takimit mes tyre është nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi mes Republikës së Shqipërisë dhe Emirateve të Bashkuara Arabe. Në kuadër të kësaj vizite u shkëmbyen marrëveshjet e nënshkruara të bashkëpunimit mes palëve, konkretisht:

-Marrëveshja Kuadër për Veprim mes Masdar, TAQA, KESH dhe OST, që u shkëmbyen mes Zëvendëskryeministres dhe Ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë Belinda Balluku, si dhe kryetarit të MASDAR Sulltan Al Jaber.

– Letër Angazhimi për Projektin Albania Smart City ndërmjet “Presight AI Ltd” dhe Ministrisë  së Brendshme e Republikës së Shqipërisë, të shkëmbyera mes Ministrit të Brendshëm Ervin Hoxha dhe Kryetarit të “Presight AI Ltd”  Sulltan Al Jaber.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë

Kryeministri Albin Kurti ka përdorur sërish gjuhë të ashpër ndaj mediave gjatë mbledhjes së Qeverisë. …