Shqipëria ka Presidencë, Qeveri, Kuvend, gjyqe, madje edhe SPAK, por mbi të gjithë është Sali Berisha

Sali Berisha nuk përfillë Shtetin dhe asnjë institucion të vendit. Shtetin ku qeverisin, Bajram Begaj, Edi Rama, Lindita Nikolla dhe krejt  institucionet, nuk e njeh, as e përfillë, madje e sulmon, i vë flakën, sikur Shqipëria të ishte pronë e tij e ai një Neron i kohës sonë. Berisha  do të duhej të paraqitej sot para SPAK-ut në zbatim të vendimit të gjykatës për masën e sigurisë ‘detyrim paraqitje’ dhe ndalim për të dalë jashtë vendit në kuadër të hetimeve për çështjen e kompleksit Partizani. Mësohet se prokurorët Arben Kraja dhe Enkeleda Minollai  pritet të marrin një vendim për thyerje të masës për herë të tretë të vendimit të gjyqtares Irena Gjoka. Sipas Kodit të Procedurës Penale, për personat që thyejnë masën e sigurisë parashikohet një masë më e rëndë. Në rastin e Berishës, ndaj të cilit është vendosur ‘detyrim paraqitje’, mund të vendoset masa e arrestit shtëpiak, por edhe kjo masë do të shpërfillet nga Sali Berisha, i cili kërcënon me përmbysje të Shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …