Petrit Malaj

Shqipëria kërkon nga Kosova themelimin e Asociacionit pasi Amerika dha garanci se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive

Ambasadori i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj, kërkon nga Kosova themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe pasi Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dhënë garanci se nuk do të ketë kompetenca ekzekutive. Për normalizimin e marrëdhënieve Kosovë-Serbi, ambasadori i ri i Shqipërisë në Kosovë, Petrit Malaj thekson se Kosova duhet të ndërmarrë hapat për të punuar në projektstatutin e prezantuar në tetor nga emisarët euro-amerikanë. Malaj thekson se Shqipëria mbështet fuqishëm Kosovën për zbatimin e marrëveshjes bazë dhe do të vazhdojë të luajë rolin e saj për të nxitur paqen, stabilitetin dhe bashkëpunimin. Diplomati shqiptar në Prishtinë në një intervistë për KosovaPress ka folur edhe për marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Kosovës, zbatimin e marrëveshjeve të arritura mes këtyre dy vendeve, si dhe për hekurudhën Durrës-Prishtinë dhe impaktin e saj në aspektin ekonomik në të ardhmen. Unë dua të them që Kosova duhet hedh hapat e saj dhe Shqipëria në fakt ka qenë në këtë suazë ose në këtë kahe të veprimit politik këtu në Kosovë ku ka mbështetur planin franko gjerman dhe bërjen e Asociacionit.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi i Kosovës shënon virtualisht Ditën e Demokracisë

Kuvendi i Kosovës diskuton në Seancë Plenare për Buxhetin e Vitit 2025

Sot deputetët e Kuvendit të Kosovës mblidhen në seancë plenare për shqyrtimin e dytë të …