Shqipëria mirëpret sot për të dytën herë stërvitjen më të madhe ushtarake në Evropë, ku do të demonstrohen aftësitë ndërvepruese të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me ushtritë aleate dhe partnere të NATO-s. Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, me këtë rast ka ftuar qytetarët të gjithë t’i bashkohen sot ngjarjes më të rëndësishme ushtarake të vitit, ku trupat dhe mjetet ushtarake amerikane, shqiptare dhe të partnerëve të tjerë zbarkojnë, në sheshin Nënë Tereza, në Tiranë.
