Edi Rama

Edi Rama: Shqipëria nuk do të pranojë kampe të tilla në të cilat njerëzit hidhen si mbetje toksike që nuk i do askush

Shqipëria nuk pranon refugjatë, ka deklaruar prerë, kryeministri Edi Rama në një intervistë për gazetën gjermane, “Bild”. Shqipëria nuk do të pranojë kurrë kampe të tilla në të cilat njerëzit hidhen si mbetje toksike që nuk i do askush, sepse kjo do të ishte një zgjidhje e rrezikshme. Planet e Bashkimit Evropian për vendosjen e këtyre qendrave në vende të treta,  po marrin goditje të njëpasnjëshme. Kryeministri Rama ka theksuar më këtë rast se pala shqiptare ka qenë gjithmonë e gatshme për të kontribuar në menaxhimin e barrës së rëndë të Evropës. Por kjo nuk do të nënkuptojë se vendi duhet të mbajë problemet për të gjithë të tjerët. “Asnjë shtet nuk e kontrollon dot i vetëm krizën e refugjateve, por ta kthesh Shqipërinë në parapritën e dallgës së azilkërkuesve të Evropës do të ishte një zgjidhje e rrezikshme. Qendrat e tilla nuk do të pranohen as në këmbim të lëshimeve nga BE-ja.  Kurrë nuk do  të bëj një gjest të tillë të negociatave për një shenjë mirënjohjeje, ka thë mes tjerash kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, në intervistën e tij  për gazetën gjermane, “Bild”.

Kontrolloni gjithashtu

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë

Sllovakia, është njëra  nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …