Samiti i NATO-s, Varshavë

Shqipëria, përfaqësohet me një delegacion të nivelit të lartë në Samitin e shteteve dhe qeverive të NATO-s

Shqipëria, në cilësinë e vendit anëtar, përfaqësohet me një delegacion të nivelit të lartë në Samitin e krerëve të shteteve dhe qeverive të Aleancës së Atlantikut të Veriut, në Varshavë të Polonisë. Delegacioni shqiptar kryesohet nga kryeministri, Edi Rama, me pjesëmarrjen e ministrit të Punëve të Jashtme Ditmir Bushati dhe ministres së Mbrojtjes Mimi Kodheli. Në rrafshin politik, ky Samit konsiderohet me rëndësi të veçantë për Aleancën, pasi zhvillohet në një moment kritik të përballjes me sfida serioze për sigurinë euro-atlantike, si nga Lindja, ashtu dhe nga Jugu. Kryeministri Rama dhe delegacioni shqiptar do të jetë pjesë e diskutimeve në qendër të të cilave janë forcimi i mbrojtjes kolektive të Aleancës, projektimi i stabilitetit në hapësirën euroatlantike, kërcënimet e sfidat e sigurisë dhe angazhimi i NATO-s në Afganistan.

Kontrolloni gjithashtu

Jasharët e Prekazit nuk e mbrojtën vetëm pragun e shtëpisë, por dinjitetin e shqiptarëve

Bedri Hamza uron Ditën e Kushtetutës dhe thekson rëndësinë e realizimit të parimeve kushtetuese për qytetarët

Kandidati i PDK-së për kryeministër të Kosovës, Bedri Hamza, ka uruar qytetarët me rastin e …