Zgjedhjet vendore në Shqipëri u përmbyllën pa incidente të mëdha sikur ishte paralajmëruar

Shqipëria po bën përpjekje që gjatë verës të mos ketë nevojë për përdorimin e maskave anti-kovid

Institucionet përkatëse në Shqipëri i kanë shtuar përpjekjet që gjatë sezonës së verës të mos ketë nevojë për përdorimin e maskave anti-kovid. Komiteti Teknik pritet të marrë masat për lehtësimin e masave anti Covid, duke bërë që ora policore të shkurtohet, duke e vendosur nga ora 24:00-05:00. Kjo pritet të vendoset në mbledhjen e javës së Komitetit Teknik, që është parashikuar të jetë të martën. Këto masa pritet të merren pasi ka ulje të rasteve të infektimeve që pritet të shoqërohen me vendosjen e orës së re policore në Shqipëri. Prej disa muajsh mbajtja e maskës në ambientet jashtë ka qenë e detyrueshme, ndërsa liria e lëvizjes është aktualisht nga ora 22:00 deri në orën 6:00. Ndërkohë që rishikimi i vendimit për mbajtjen e maskës lidhet edhe me sezonin e verës ku shqiptarët pritet t’i drejtohen pushimeve në zona të ndryshme të bregdetit të Shqipërisë.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …