Shqipëri - BE

Shqipëria pranë hapjes së kapitullit të parë të anëtarësimit në BE për të drejtat themelore

Në muajin tetor të këtij viti, Shqipëria pritet të nisë diskutimet për kapitullin e parë të negociatave për anëtarësimin në Bashkimin Europian, që përfshin të drejtat themelore. Këtë lajm e konfirmoi euro-komisioneri për Zgjerimin, Oliver Varhelyi, gjatë Konferencës Ndërparlamentare për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë, e mbajtur në Budapest. Varhelyi vlerësoi reformat e thella që Shqipëria ka ndërmarrë, veçanërisht në fushën e drejtësisë, dhe theksoi se aktualisht nuk ka kushte shtesë nga vendet anëtare të BE-së për avancimin e procesit të anëtarësimit. Ai gjithashtu nënvizoi rëndësinë e integrimit të vendeve të Ballkanit për forcimin e stabilitetit në kontinentin evropian.

Kontrolloni gjithashtu

Dhjetëra të vdekur e shumë të plagosur nga shpërthimi i minierës në Iran

Dhjetëra minator kanë vdekur e shumë të tjerë janë plagosur nga shpërthimi i një minierë …