Shqipëria tani është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimmarrëse e botës

Shqipëria tani është anëtare e Këshillit të Sigurimit të OKB, tryeza më e lartë vendimmarrëse e botës

Shqipëria tashmë është anëtare përhershme e Këshillit të Sigurimit të OKB-së. Kryeministri Edi Rama ka publikuar pamje nga ceremonia e vendosjes së flamurit shqiptar në OKB, nga Ferit Hoxha, përfaqësues i Përhershëm i Misionit të Shqipërisë pranë Kombeve të Bashkuara. Shqipëria mori mbi dy të tretat e votave më 11 qershor të 2021-s për një mandat dyvjeçar, pas 65 vitesh anëtarësim. Këshilli i sigurimit ka 15 anëtarë, ku SHBA, Mbretëria e Bashkuar, Franca, Rusia dhe Kina janë 5 anëtare të përhershme ndërsa 10 vendet e tjera anëtare një prej të cilave tani është dhe Shqipëria kanë mandat dyvjeçar. Ministrja e Jashtme, Olta Xhaçka ka theksuar se prioritet kryesor i mandatit do të jetë lobimi për Kosovën. “Kjo është një arritje për të cilën duhet të ndihet krenar çdo shqiptar kudo në botë. Duke filluar nga vëllezërit e motrat tona në Kosovë sepse padyshim që Shqipëria do ta përdorë këtë mundësi për të avancuar çështjen e Kosovës, procesin e njohjeve dhe anëtarësimeve në organizata ndërkombëtare sepse Kosova ka qenë, është e do të jetë një kauzë e shenjtë për Shqipërinë, ka thënë ajo.

Kontrolloni gjithashtu

ZRRE-ja

Opozita paralajmëron shkarkim dhe ndjekje penale për Bordin e ZRrE-së

Faturat e reja të energjisë elektrike po mbërrijnë me një rritje prej 16.1%, në atë …