Ndonëse ditë më parë policia e Malit të Zi ka ndëshkuar tifozët shqiptar që po manifestonin identitetin e tyre kombëtar, Shqipëria sot u bë vendi i parë ratifikoi në Parlament Protokollin e aderimit të Malit të Zi në NATO. Protokolli për aderim u nënshkrua thuaja në mënyrë unanime nga deputetët e Kuvendit të Shqipërisë me përjashtim të abstenimit të deputetes socialiste, Ledi Shamku! Duke paraqitur qëndrimin e saj, ajo theksoi: E drejta për të respektuar Kushtetutën, që më detyron mua të mbroj të drejtat e pakicave të mia jashtë kufijve është e drejtë themelore që duhet zbatuar. Aleanca e NATO-s ka kuptim nëse brenda kësaj aleance jemi vërtetë aleatë. Në rastin e Malit të Zi pyes veten se si do të shkojnë sup më sup një ushtar shqiptar nga Ulqini dhe një ushtar malazez, kur në Mal të Zi të drejtat e shqiptarëve shkelen. Nuk jam kundër aderimit të Malit të Zi në NATO, por se duhet të respektohen të drejtat e shqiptarëve, theksoi deputetja socialiste, Ledi Shamku.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …