Shqipëria vlerësohet të ketë bërë një progres më se të vlefshëm për hapjen e kapitullit të parë të bisedimeve me Bashkimin Evropian, një vit pas nisjes së procedurave për bisedimet e anëtarësimit në BE. Komisioni Europian i dorëzoi vendeve anëtare të unionit raportin e kapitullit të parë, themelor për bisedimet e anëtarësimit, raporton “RTSH”. Ambasadorja e Bashkimit Europian, Christiane Hohmann, vlerësoi arrijen në kohë që i jep mundësinë ekzekutivit evropian të përmbyllë raportin për Shqipërinë. Kapitulli i parë është një nga 6 grupkapitujt për të cilat Shqipëria do të negociojë me BE-në. Ai përfshin prokurimin publik, statistikat për gjyqësorin dhe të drejtat themelore, drejtësinë, lirinë e sigurinë si dhe kontrollin financiar. Duke përcaktuar nivelet aktuale të tyre në Shqipëri, BE-ja do të negociojë gjatë bisedimeve për arritjen e niveleve europiane në këto fusha.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …