Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka treguar se e ka përmendur çështjen e ndryshimit të kufijve dhe bashkimin e Presehvë, Bujanocit e Medvegjes me Kosovën, në takimin që ai dhe përfaqësuesit tjerë të zhvilluan me kryetaren Vjosa Osmani të hënën në mesditë. Ai tregoi se reagimi i Vjosa Osmanit ishte interesant”, por nuk ka dhenë detaje të tjera. Për kryetarin e Preshevës, ndryshimi i kufijve është vizioni që s’do të mund të ndalet as me arritjen e marrëveshjes, e as me njohjen reciproke. Nuk e kam bërë me qëllim, por referendumi dhe ideja e ndryshimit të kufijve do të jetë, mbi atë fazën që vjen mbas kësaj, mbas njohjes reciproke dhe nuk ka forcë që mund ta ndalojë atë aspiratë kombëtare tha Arifi.
