Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi, ropozimin e Bashkimit Evropian për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë, e konsideron thikë pas shpine për shqiptarët e tri komunave të Kosovës Lindore. Arifi u shpreh se në këtë plan, nuk janë përmendur fare shqiptarët e këtyre trevave. Kjo është një thikë pas shpine edhe për votuesit e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, i cili më parë ka deklaruar se nuk do ta pranojë Asociacionin. Në planin franko-gjerman, është cekur një vetë qeverisje e minoritetit serb, tha ai për Euronews Albania. “Në kontekst, është thikë pas shpine për çdo votues dhe simpatizant të Vetëvendosjes. Kurse për ne, në planin franko-gjerman nuk jemi cekur fare, nuk është cekur reciprociteti, për të cilën më së shumti ka folur Kurti. Jemi të tradhtuar”, theksoi Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqipërim Arifi.
Kontrolloni gjithashtu
Kryeministri, Robert Fico tha se Sllovakia nuk do ta njohë pavarësinë e Kosovës, derisa ai është në krye të Qeverisë
Sllovakia, është njëra nga 5 shtetet e Bashkimit Evropian që nuk e ka njohur Kosovën, dhe …