Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, ka deklaruar se Albin Kurti jo vetëm që po përçan spektrin politik të shqiptarëve, por edhe po dëmton shumë politikën shqiptare në Kosovën Lindore. Albini po na përdorë si kartë ndaj ndërkombëtarëve për situatën në veri të Kosovës. Ne e kemi këtë proces tashmë qe dy vite. Ne e kemi kaluar para pushimeve një fazë kur Kurti është munduar që këtë pushtet lokal ta dërgojë edhe njëherë në zgjedhje të parakohshme, që ta barazojë me veriun e Kosovës që ta përdorë si kartë, në Bruksel. Këtë e bën sepse mendoj që Kurti ka afate të qarta nga ndërkombëtaret për draftin dhe implementimin e asociacionit, unë nuk mendoj se Kurti do të bëjë një gjë të tillë. Kjo do të çojë deri në suspendimin për liberalizimin e vizave, që është një dëm i madh për të gjithë qytetarët e Kosovës, ka saktësuar, kryetari Preshevës, Shqiprim Arifi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …