Ish-kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi komentoi procesin zgjedhor në Kosovën Lindore. Ai e akuzoi kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti për mbështetjen e Partisë për Veprim Demokratik në duke thënë se kjo parti “bashkëpunon me Serbinë”. Albin Kurti është kancer i Kosovës prej themelimit të saj dhe në zgjedhjet e ardhshme unë do jem kardiologu në operacionin ku do e largojë atë nga trupi i Kosovës”, tha Arifi. “Ne kemi kërkuar zyrtarisht takime me Kurtin, ai nuk e ka pa të udhës me u taku me kryetarin e Preshevës”, tha ai. Kryetari i Alternativës për Ndryshim tha se rezultati i zgjedhjeve të ardhshme në Kosovë nuk do të jetë më i njëjtë si ai i vitit 2021. Në Preshevë 14 mijë njerëz i thanë jo Albin Kurtit – nëse do të kandidoja unë, Ardita Sinani s’do të fitonte.
