Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë se e përkrah vendimin e qeverisë së Kosovës për taksën ndaj Serbisë, por shtoi se kjo e ka dëmtuar Preshevën ekonomikisht si dhe në aspektin social. Ai thotë se e ardhmja e Kosovës Lindore varet nga dialogu Kosovë-Serbi dhe se ai dëshiron që dialogu për çështjen e taksës të vazhdojë. Arifi vuri në dukje gjithashtu se përfaqësimi i deritanishëm i shqiptarëve në legjislativin serb ka qenë formal dhe jocilësor. Ai ndër tjera ka shtuar se besojnë në qeverinë e re të Kosovës në krye me Albin Kurtin, që të rifillojnë sa më shpejtë dialogun me Serbinë, dhe në tavolinë, pjesë e diskutimeve të jetë edhe Kosova Lindore.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …