Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi, është shprehur i zhgënjyer nga Qeveria e kryeministrit, Albin Kurti, lidhur me organizimin dhe përkrahjen ndaj shqiptarëve të tri komunave të Kosovës Lindore, të cilët ka pothuajse një muaj që kanë marrë pjesë në regjistrimin e popullsisë. Arifi ka thënë se nuk është parë ndonjë angazhim i Qeverisë Kurti ashtu siç kishte bërë presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, i cili dërgonte serbë me autobusë që të merrnin pjesë në procesin e regjistrimit në Kosovë. Atë që e shoh nga Kryeministria jonë në Kosovë për mua është dëshpëruese sepse tërë kohën këto 30 ditët e fundit nuk është treguar zgjuarsi sa i përket organizimit dhe suportimit të shqiptarëve në këto treva. Do të mund të ndodhte njëjtë siç ka bërë Serbia, ka dërguar autobusë me serbë në Kosovë që të marrin pjesë në procesin e regjistrimit në aso kohe, ne nuk kemi parë një angazhim të tillë të Qeverisë së Kurtit në 30 ditët e fundit përveç një video në fillim dhe statusit që e ka shënuar në përfundimin e këtij procesi. Ai ka shtuar se të dhënat janë të mira në përgjithësi sepse ka pasur një dyfishim të popullsisë së regjistruar në komunën e Preshevës dhe një angazhim në të tri komunat dhe nëpër fshatra e vendbanime për të rritur numrin edhe më shumë. Jemi mbi 120 mijë qytetarë shqiptarë në tri komunat e Kosovës Lindore, ka saktësuar Shqiprim Arifi.
Kontrolloni gjithashtu
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili reagoi kundër kallëzimit penal të ministrit Faton Peci
Deputetja e LDK-së, Doarsa Kica-Xhelili, ka reaguar ndaj kallëzimit penal të paraqitur nga ministri i …