Shqiprim Arifi kërkon nga Albin Kurti përfshirjen në dialogun me Serbinë edhe të përfaqësuesve të Kosovës Lindore

Shqiprim Arifi kërkon përfshirjen në dialogun Kosovë – Serbi edhe të përfaqësuesve të Kosovës Lindore

Përfaqësuesi i Kosovës Lindore, Shqiprim Arifi ka kërkuar përfshirje në dialogun Kosovë-Serbi prej kryeministrit të sa po emëruar Albin Kurti. Sipas tij, përveç probleme të shumta edhe diplomat e të rinjve që po studiojnë në Kosovë, të cilat nuk po u njihen në Preshevë nga Serbia, është edhe një prej arsyeve pse dëshiron të jetë në tryezën e dialogut.  Ani psekrzetari i Vetëvendosjes, nuk e ka përmendur bashkimin me tri komunat e Kosovës Lindore, kryetari i Preshevës insiston për një gjë të tillë, megjithatë për këtë ka kushte.  Shqiprim Arifi, i cili është duke udhëhequr aktualisht me komunën me shumicë shqiptare, thotë se procesi zgjedhor i parakohshëm në Kosovë është rezultat i turbulencave politike të shumë viteve më parë.  Ai thotë se Kurti kur do që të vazhdojë procesin e dialogut, duhet të përfshijë edhe ata në këtë proces.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …