Kryetar i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi ka thënë se Qeveria Kurti nuk po na jep 2 milionë euro për komunat tona, sepse unë po e luftoj korrupsionin. Qeveria Kurti e ka ndërprerë komunikimin me Preshevën për arsye subjektive. Unë mund t’ ua garantoj qytetarëve të Republikës së Kosovës që korrupsionin e luftoj në maksimum dhe si duket kjo mund të jetë arsyeja që ende nuk kanë ardhur paratë në tri komunat e Kosovës Lindore. Ai ka drejtuar një varg akuzash kundër ministrit të Infrastrukturës, Liburn Aliu, dhe mos ekzekutimi i 2 milionë eurove lidhet direkt me ministrin, që është nga kjo anë. Dihet për skandalin e Durmishit, skandalin e Liburn Aliut, të cilët nuk janë përjashtime nga rregulli. Nëse rregull është ta luftosh korrupsionin, këta të dy janë përjashtimi. Për mos dërgimin e atyre 2 milionë eurove vendimin e ka marrë Liburn Aliu, këtë e di me saktësi, ka nënvizuar Shqiprim Arifi.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …