Shqiprim Arifi, nuk i përgjigjet gjykatës serbe për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në godinën e komunës, më 28 nëntor

Shqiprim Arifi, nuk i përgjigjet gjykatës serbe për shkak të vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në godinën e komunës, më 28 nëntor

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar  se është thirrur nga gjykata serbe për rastin e vendosjes së flamurit kombëtar shqiptar në godinën e komunës, më 28 nëntor të viti të kaluar. Ai ka bërë të ditur nuk do të paraqitet pranë gjykatës dhe nuk do ta pranojë dënimin që do t’i shqiptohet, pasi vendimin e tillë e konsideron të padrejtë. Flamuri kombëtar i shqiptarëve nuk është diçka që duhet t’i frikësojë e ta  nënçmojë Serbinë. Ne nuk kemi arsye të turpërohemi para botës, sepse s’kemi bërë gjenocid, s’kemi masakruar, por kemi mbrojtur familjet  e pronat tona, prandaj nuk e pranoj këtë ftesë. Flamuri kombëtar është larguar, por çdo herë më 28 nëntor vazhdon të qëndrojë aty. Kryetari i Preshevës, Shqiprim Arifi ka theksuar se javët e fundit pas zhvillimeve në veri, qytetarët e Kosovës janë ndaluar në vendkalimin kufitar i njohur si Dheu i Bardhë, pa asnjë sqarim.

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …