Shqiprim Arifi

Shqiprim Arifi: Shqiptarët e Kosovës Lindore nuk janë përmendur fare në aneksin e marrëveshjes në mes Kosovës e Serbisë

Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka akuzuar kryeministrin e Kosovës Albin Kurti, për faktin se shqiptarët e Kosovës Lindore nuk janë përmendur fare në aneksin e marrëveshjes në mes Kosovës dhe Serbisë. Arifi ka konsideruar veprimet e kreut të Qeverisë së Kosovës si një tradhti politike ndaj anëtarëve dhe votuesve të Vetëvendosjes dhe tradhti kombëtare ndaj shqiptarëve të tri komunave të Kosovës Lindore.  Premtimet që i ka bërë  Albin Kurti gjatë 15 viteve të  fundit, 80 për qind prej tyre  nuk janë realizuar. Prandaj është një tradhti politike ndaj anëtarëve dhe votuesve të Lëvizjes kurse tradhti kombëtare për neve në Preshevë, Medvegjë e Bujanoc, sepse ka folur me vite, në pozitë edhe  në opozitë. Ka folur  me vite e kur e mori pushtetin neve na ka përçarë, duke keqmenaxhuar mjetet nga buxheti i Kosovës, që ka ndarë për  tri komunat tona.

Kontrolloni gjithashtu

Bedri Hamza është shprehet optimist se do ta fitojë garën për kryetar të Mitrovicës pa balotazh

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për Buxhetin e vitit 2025

Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, nuk iu beson shifrave të kryeministrit Kurti për …