leoni

Shqiprim Arifi: Të gjitha rrugët në komunën e Preshevës në vendbanimet me shqiptarë do të emërohen në gjuhën shqipe

Shqiprim Arifi: Të gjitha rrugët në komunën e Preshevës në vendbanimet me shqiptarë do të emërohen në gjuhën shqipe

Kryetari i komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, ka njoftuar se të gjitha rrugët në këtë komunë do të emërohen në gjuhën shqipe. Kjo është bërë e ditur pas takimit që Arifi ka pasur me kryetarët e shoqatës për trashëgimi kulturore. ‘’Ne, si pushtet lokal kemi këmbëngulur që emrat e të gjitha rrugëve në komunën e Preshevës të jenë në gjuhën shqipe në vendbanimet me shumicë të popullatës shqiptare, të bazuar në kaluarën tonë të ndritshme kombëtare e preshevare’’, ka shkruar ai. Arifi po ashtu ka thënë se qytetarët do të pajisen me adresa të sakta, si dhe dokumenta të qarkullimit, të cilat do të jenë të standardizuar sipas normave evropiane.

Kontrolloni gjithashtu

Visar Ymeri: Derisa zgjedhjet lokale janë afër dhe procesi i vaksinimit akoma nuk është përshpejtuar

Visar Ymeri: Koalicioni i opozitës mund të krijohet për shkak të pajtueshmërisë programore dhe madhësisë së ngjashme të partive

Analisti Visar Ymeri ka diskutuar mundësinë e formimit të një qeverie të re nga partitë …