leoni

Shqiprim Pula: Ty, nuk po të mbetet zgjedhje! 

Shqiprim Pula: Ty, nuk po të mbetet zgjedhje! 

Masat e ndërmarra ndaj lëvizjes, qarkullimit dhe shkuarjes në vendin e punës në vendin tonë, si edhe nëpër shumë vende të tjera të botës, në betejën globale ndaj pandemisë COVID-19, në rast të mos-vaksinimit, tashmë e kanë krijuar dilemën e madhe nëse të njëjtat janë kushtetuese dhe ligjore, sepse me po të njëjtat detyrime po ngulfatet liria e zgjedhjes dhe liritë themelore e të drejtave të njeriut pikërisht në mungesë të kësaj baze kushtetuese dhe ligjore të  re për rrethanat e krijuara të pa para deri më tash të njerëzimit. 

Mbi rendin e ri botëror ka teori të hershme, por gjurmë të theksuara gjenden përgjatë shekullit XX, lufta e I botërore që u karakterizua edhe si ‘’Lufta e Naftës’’, apo lufta e II botërore që u karakterizua si lufta mbi ‘’Nazizmin dhe Fashizmin’’ si dhe lufta e superfuqive dhe aleatëve të tyre pas sulmeve të 11 Shtatorit 2001, në Amerikë, e cila u kategorizua si lufta botërore kundër terrorizmit, këto konsiderohen ndodhi botërore të rendit të ri botëror. Po ashtu, industritë botërore si ajo e arit të zi, financiare dhe ajo farmaceutike, pa mëshirshëm e konkurrojnë njëra-tjetrën, dhe njëherit krijojnë rregulla të reja botërore, që merr epitetin edhe të krijuarit e një rendi të ri për njerëzimin.

Prandaj, partneriteti dhe bashkëpunimi, nuk po mbetet më zgjedhje.

Sot, njerëzimi po detyrohet të pranoi rendin e ri botëror, qytetari, në të ardhmen do t’a fitoj qytetarinë botërore (ang. Global Citizenship), e në këtë drejtim, me këtë është lënë e nënkuptuar se si të drejtat individuale gradualisht do humben dhe tufat e njerëzve lehtësisht do kontrollohen, edhe duke i disiplinuar. Për këtë, në librat e tyre kanë folur edhe George Orwell, e më vonë edhe Henry Kissinger.

Kohët e fundit gjithë njerëzimi gjendet në një situatë delikate, e cila po ndryshon të jetuarit si më parë. Skllavërimi modern do nënkuptonte liri pa të drejtë ankese, liri me kufizim qarkullimi apo siç po bëhet tani, lidhur me vaksinimin, detyrim vaksinimi pa të drejtë refuzimi!.

Prandaj dhe, kemi pasur rezistencë në mosmarrjen e vaksinës siç janë rastet e protestimit në Greqi, Francë, Holandë, Gjermani apo Brazil duke refuzuar detyrimin.

Izraeli ishte shteti i parë, i cili kishte vaksinuar shumicën dërmuese të popullatës dhe përsëri ishte përfshirë në një valë të re infektimesh, kjo pastaj e rritë dyshimin mbi efikasitetin e vaksinës dhe e nxit ndjesinë e protestimit përkatësisht refuzimit duke marshuar rrugëve edhe në Tel Aviv, me protesta e akuza për një mashtrim të madh!.

Pandemia e SARS-CoV-2, u shndërrua në një kërcënim global që bota deri më tani nuk e ka parë në dimensionet e saj. Masat kufizuese në lëvizje, fushatat mbi vaksinimin, rregullat mbi udhëtimet dhe të sjelljes gjatë takimeve e udhëtimeve, tashmë, çdo ditë, po shndërrohen në sjellje globale.

Me këtë, qëllimi është trajtimi i pandemisë, të cilën askush prej nesh nuk mund t’a përballoj vetë.

Vendi ynë, Kosova, duke zbatuar protokollet anti-Covid, merr pjesë në realitetin e sjelljes globale. Madje, nga masat e prezantuara është kërkuar edhe detyrimi për marrjen e vaksinës apo prezantimi i testeve për të shkuar në vendin e punës brenda institucioneve publike por edhe hapësira të tjera si hapësira frekuentuese.

Por, se sa është kushtetuese detyrimi për vaksinim, ngelet dilemë, po për shkak të rregullave protokollare në nivel të rendit global, edhe neve jemi bërë pjesë, pa pasur tjetër zgjedhje.

Kontrolloni gjithashtu

BDI dënon vendimet e fundit të Moskës zyrtare për aneksimin e territoreve të Donbasit dhe Luhanskut nga Ukraina

BDI: Qeveria me eksponentë putinistë që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës, ka bllokuar marrëveshjet e mëhershme

Bashkimi Demokratik për Integrim, nënvizoi  rëndësinë e bashkëpunimit të ngushtë midis institucioneve të Republikës së …