Pjesëtarët e pakicës shqiptare nga komunat e Bujanocit, Preshevës dhe Medvegjës do të marrin pjesë në regjistrimin e ardhshëm të popullsisë, amvisërive dhe banesave në Serbi, i cili do të mbahet në tetor. Salih Salihi, shef i kabinetit të kryetarit të Komunës së Bujanocit, ka thënë për “Radion Evropa e Lirë” se në Bujanoc është mbajtur takimi i përfaqësuesve të të gjitha partive politike shqiptare, të cilët kanë nënshkruar një deklaratë të përbashkët pjesëmarrjeje. “Gjatë ditës do të publikojmë një deklaratë të përbashkët të partive politike për rëndësinë e pjesëmarrjes në regjistrim dhe do t’i ftojmë qytetarët që t’i përgjigjen thirrjes për t’u regjistruar”, ka thënë Salihi. Shqiptarët nga tri komunat në jug të Serbisë, ku jetojnë shumica e shqiptarëve, kanë bojkotuar regjistrimin e popullsisë në vitin 2011. Siç kanë thënë në atë kohë për “Radion Evropa e Lirë” përfaqësues të nacionalitetit shqiptar në këto tri komuna, bojkoti ishte i domosdoshëm sepse formularët e regjistrimit ishin shtypur në cirilik në gjuhën serbe.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …