Përfaqësuesit politikë të Kosovës Lindore thonë se marrëdhëniet jo të mira mes Kosovës dhe Serbisë janë pengesa kryesore për integrimin dhe zhvillimin e shqiptarëve të kësaj treve. Kryetari i Komunës së Preshevës, Shqiprim Arifi, thotë se synimi për bashkimin me Kosovën nëpërmjet ndonjë forme të ndryshimit të kufijve duket i parealizueshëm, por kërkon që shqiptarët në atë zonë të gëzojnë të njëjtat të drejta, sikurse edhe serbët në Kosovë. Edhe Ragmi Mustafa, që udhëheq Këshillin Kombëtar të Shqiptarëve në Kosovën Lindore, me seli në Bujanoc, thotë se të drejtat e shqiptarëve vazhdojnë të shkelen dhe se Serbia, nuk ka treguar vullnet politik e as pragmatik për të zgjidhur çështjet e shqiptarëve të Preshevës, Bujanocit dhe Medvegjës.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …