Shqiptarët e Kosovës Lindore, kujtojnë 26 vjetorin e referendumit, kur më 1 dhe 2 mars të vitit 1992, rreth 97% e votuesve shqiptarë në Bujanoc, Preshevë dhe Medvegjë, u deklaruan “Për një Autonomi politiko-territoriale me të drejtë bashkimi me Kosovën! Megjithatë edhe pas 26 vitesh, shqiptarët atje nuk i kanë të mirë trajtuara dhe zgjidhura as çështjet dhe të drejtat më themelore, si te drejtën për pajisje me dokumente shtetërore, përdorimin e lirë të simboleve kombëtare dhe çështjen e zbatimit në praktikë të dy gjuhësisë, e lere me çështjet tjera ne kontekst zhvillimor socio ekonomik! Për më tepër Bujanoci, Presheva dhe Medvegjja vazhdojnë të jetojnë nën represionin e vazhdueshëm të forcave të shumta të xhandarmërisë dhe policisë së Serbisë.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …