leoni

Shqiptarët e Kosovës Lindore ndihen të diskriminuar

Shqiptarët e Kosovës Lindore ndihen të diskriminuar

Në mungesë të perspektivës, të rinjtë e kësaj ane çdo ditë e më shumë po e braktisin vendin. Zyrtarë Institucionalë kërkojnë nga institucionet e Kosovës dhe Shqipërisë trysni më të madhe ndaj Brukselit për ta detyruar Serbinë ta ndalojë këtë diskriminim.  Janë të rralla lëvizjet e njerëzve nëpër lagjet e Preshevës. Situatë e njejtë, sidomos gjatë mbrëmjes, mbretëron edhe në komunat tjera të banuara me shqiptarë. Kjo për arsye se të rinjtët e kësaj ane po largohen në kërkim të perspektivës në vende të tjera. Perspektiven e këtyre të rinjëve, kryetari i Komunës në Bujanoc, Shaip Kamberi, e lidh me ndikimin e drejtpërdrejt të institucioneve të Kosovës dhe atyre të Shqipërisë. Një gjë e tillë, sipas kryetarit të Bujanocit, do të mund të arrihet përmes  procesit të dialogut në Bruksel apo edhe duke kërkuar nga bashkësia ndërkombëtare që ti bëjë presion qeverisë në Beograd. Shqiptarët në Kosovën Lindore përbëjnë rreth 80% të popullatës së përgjithshme në rajon, por vazhdojnë të jenë më të diskriminuarit, ndërkohë që kjo zonë është më e pazhvilluara në kuadër të shtetit.

Kontrolloni gjithashtu

Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi  përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime

Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …