Shqiptarët e Kosovës Lindore do të protestojnë më 28 nëntor për të realizuar të drejtat e tyre. Protesta është thirrur nga OVL e UÇPMB-së dhe është mbështetur nga të gjitha subjektet politike dhe nga organizatat tjera të shoqërisë shqiptare. Protesta mbahet me kërkesë për realizimin e të drejtave të shqiptarëve në Luginë të Preshevës, të cilat shkelen në vazhdimësi nga autoritetet e Serbisë. Protesta mbahet në qytetin e Preshevës dhe fillon nga Shtëpia e Kulturës, për të vazhduar deri të Kuvendi Komunal.
