Medvegja

Shqiptarët e Kosovës Lindore, tani e kanë platformën digjitale, lidhur me pasivizimin e adresave të vendbanimeve të tyre nga Serbia

Shqiptarët e tri komunave të  Kosovës Lindore nga tash e tutje do të ketë platformën digjitale mbi çështjet e pasivizimit të vendbanimit dhe vendqëndrimit në Serbi. Në këtë platformë online, ata mund të informohen, të raportojnë, të ankohen dhe të sigurojnë ndihmë juridike falas, mbi çështjet e pasivizimit. Lidhur me  këtë nismë, ka folur kryetari i Këshillit për të Drejtat e Njeriut, Belgzim Kamberi. Ai  ka treguar se qëllimi i hapjes së kësaj platforme është që të sistematizohet dhe sensibilizohet puna rreth çështjes së pasivizimit në Serbi. Nëpërmjet krijimit të kësaj hapësire digjitale që i kushtohet enkas çështjes së pasivizimit, qytetarët do të munden tashmë të informohen, të raportojnë, të ankohen dhe të sigurojnë ndihmë juridike falas, mbi çështjet e pasivizimit. Këtë e kemi konsideruar të rëndësishme duke pasur parasysh se në njërën anë kishte shumë paqartësi në mesin e qytetarëve se çfarë nënkupton pasivizimi, sikurse në procedurë paraprake, ashtu edhe pas vendimit të pasivizimit”, ka thënë Belgzim Kamberi. (Telegraf)

Kontrolloni gjithashtu

LDK paralajmëron kallëzim penal ndaj anëtarëve të qeverisë për shkelje kushtetuese

Shefja e Grupit Parlamentar të LDK-së, Hykmete Bajrami, njoftoi se partia e saj do të …