leoni

Shqiptarët e Kosovës lindore urojnë Kosovën për nëntë vjetorin e pavarësisë

Shqiptarët e Kosovës lindore dhe liderët e tyre kanë uruar Kosovën për nëntë vjetorin e pavarësisë. Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu ka vlerësuar se data e 17 shkurtit 2008 do të mbetet në historinë e lavdishme të saj, si një ditë e kurorëzimit të përpjekjeve shekullore të popullit tonë për liri, pavarësi dhe dinjitet njerëzor. Përvjetorët e pavarësisë, s’ka se si të mos na kujtojnë sakrificat shumëvjeçare të popullit të Kosovës dhe dëshmorëve të kombit, në krye me komandantin legjendar të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Adem Jashari. Shqiptarët e Luginës së Preshevës, i gëzohen rritës së pavarësisë së Kosovës, si një shtet i pavarur e sovran. Me një Kosovë të fortë politikisht dhe ekonomikisht edhe Lugina e Preshevës, do të ndihet më e qetë dhe më e sigurt, e cila asnjëherë nuk ka hequr dorë nga synimet për një bashkim sipas vullnetit të shprehur me Referendum, të 1 dhe 2 marsit 1992, luftës çlirimtare të UÇPMB dhe Marrëveshjes Paqësore të Konçulit, si dhe platformës politike të këshilltarëve shqiptarë të 2006-ës, ka vlerësuar në mes tjerash Kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Jonuz Musliu.

Kontrolloni gjithashtu

Ministrja, Hykmete Bajrami

Hykmete Bajrami: Qeveria e kanë shti buxhetin në thes të babadimrit dhe kanë dalë me ble vota

Deputetja nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës , Hykmete Bajrami ka komentuar vendimin e …