Sot në Kosovën Lindore mbahen zgjedhjet e Këshillit Nacional të Shqiptarëve në të cilin po garojnë gjashtë lista shqiptare

Shqiptarët e tri komunave të Kosovës Lindore, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë kanë marrë pjesë në zgjedhjet e Serbisë

Shqiptarët e tri komunave të Kosovës Lindore, Preshevë, Bujanoc, Medvegjë, të mbetura nën okupimin serb,  nuk janë aspak të kënaqur me gjendjen e tyre nga mohimi i të drejtave kombëtare e sociale nga  Serbia. Disa nga ata  shpresojnë se pushteti i ri që do të dalë pas zgjedhjeve të përgjithshme në Serbi, të ketë ndikim në përmirësimin e jetës së tyre, Qytetarët  shqiptarë presin që përfundimisht që liderët e rinj, të ndryshojnë politikat e udhëheqjes dhe atyre t’u jepen më shumë të drejta. Mbi 37 mijë qytetarë të Preshevës kanë pasur të drejtë të votojnë në këto zgjedhje. Në qendrën e katërt të votimit, përfaqësuesit e komisionit zgjedhor janë shprehur se në fillim ka pasur telashe me listat zgjedhore, por më pas gjithçka është rregulluar dhe procesi zgjedhorë ka shkuar në rregull. Ragmi Mustafa, deri tash kryetar i Preshevës, i cili sërish kandidon për të njëjtën pozitë tha se qytetarët e kësaj komune, duhet të kenë të drejta të barabarta dhe t’i gëzojnë ato si çdo qytetar tjetër. Në komunën e Preshevës u hapën gjithsej 38 qendra për votim. Drejtimin e kësaj komune e synojnë gjithsejtë 6 parti dhe 2 lista serbe, ndërsa për zgjedhje parlamentare konkurron vetëm Partia për Veprim Demokratik e Riza Halimit me bartësen e listës, Ardita Sinanin.

Kontrolloni gjithashtu

Albin Kurti: Brukseli dhe Uashingtoni bënë padrejtësi ndaj Kosovës duke i vendosur masa ndëshkuese

Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar

Albin Kurti,  në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …