Edhe pse Serbia ka penguar, keqtrajtuar dhe vazhdon t’i keqtrajtojë shqiptarët kudo në pikat kufitare, mijëra shqiptarë të Kosovës presin me orë e ditë për të hyrë nëpër Serbi, pavarësisht represionit. Mediet bëjnë të ditur se ata nuk po lejohen të hyjnë në Serbi pasi që policia po ju kërkon letrat e hyrjes, përmes të cilave, nuk njihet statusi i Kosovës. Kjo letër ishte pjesë e marrëveshjes që ka nënshkruar krerët e Kosovës në Bruksel, për atë që quhet “lëvizjen e lirë” e shqiptarëve të Kosovës nëpër territorin e Serbisë. Lëvizja nëpër serbi bëhet vetëm me letërnjoftim, por në momentin që hyjnë në kufi shtetasve të Kosovës iu lëshohet një dokument nga Ministria e Punëve të Brendshme të Serbisë, ku nuk pranohet statusi i Kosovës.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …