Lidhja Demokratike Shqiptare në Mal të Zi përshendet dhe uron krerët e Kosovës, për transformimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës në Ushtri të Kosovës. “Edhe neve, shqiptarëve në Mal të Zi, na gëzon fakti që sot, 19 vjet pas luftës për çlirimin e Kosovës, Kosova bëhet me Ushtri. Është kjo një fitore e madhe, në themelet e të ciles u derdh gjaku i bijve më të shtrenjtë të kombit. Urime president i Kosovës z. Hashim Thaçi, urime kryeminister i Kosovës, z. Ramush Haradinaj, urime kryetar i Kuvendit të Kosovës z. Kadri Veseli, urime të gjithë deputetëve të Kuvendit të Kosovës, e gjithsesi urime popullit të Kosovës, urime gjithë shqiptarëve!”, thuhet në urimin e Nikollë Camajt, në emër të LDSH-së.
Kontrolloni gjithashtu
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama
Mërgata shqiptare që jeton në Britani të Madhe e pret sot në takim kryeministrin e …