Shqiptarët në Mal të Zi kanë fituar gjashtë vende deputetësh në Kuvendin e këtij shteti. Shtatë i kanë fituar partitë boshnjake. Është hera e parë që shqiptarët autoktonë në Mal të Zi fitojnë gjashtë ulëse në Kuvendin e këtij shteti. Në Përbërjen e re të Kuvendit shqiptarët për përfaqësohen nga: Genci Ninambegu përfaqësues i Aleancës Shqiptare ndërsa Forumi Shqiptar do të përfaqësohet nga Nik Gjeloshaj dhe Nikola Camaj. Në Kuvend do jenë edhe tre shqiptarë të tjerë. Mehmet Zenka dhe Drita Lola përfaqësojnë partinë e ish-presidentit, Milo Gjukanoviq ndërsa përkrah tyre do të jetë edhe shqiptari tjetër, Dritan Abazoviq, koalicioni i të cilit siguroi 11 deputetë.
Kontrolloni gjithashtu
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë
Formacioni politik, Lista për Familjen, që u zyrtarizua muaj më parë, pretendohet se është përçarë. Behgjet …