Shqiptarët që jetojnë në pjesën veriore të Kosovës ndjehen të rrezikuar nga serbët, pas tensionimit të situatës së sigurisë në vend. Kjo ndjenjë e pasigurisë ka arritur pas ndërtimi të murit në veri të Mitrovicës dhe trenit provokues nga Serbia, i cili nuk u lejua të hyjë në Kosovë. Të shqetësuar janë edhe njohësit e çështjeve politike, ekspertët e sigurisë dhe përfaqësuesit e subjekteve politike opozitare. Ata thanë se situatat e fundit kanë ardhur si produkt i dialogut Kosovë – Serbi, bisedime të cilat sipas tyre duhet të ndërpriten urgjentisht. Në anën tjetër përfaqësues politikë në Mitrovicën e Veriut vlerësojnë se siguria e shqiptarëve atje është stabile.
