Shqiptarët nga Kosova kanë hapur dyert për të prekurit nga tërmeti në Shqipëri. Aktualisht sipas asaj që kanë treguar vullnetarët nga vendi ynë të cilët ndodhen në zonat e rrezikut në Durrës, mbi 500 shqiptarë kanë ardhur në Kosovë për të gjetur strehim. Grupi i parë i personave ka arritur sot në mëngjes në qytetin e Pejës. Ndërkaq, në rrjete sociale, media e shumë vende është vërejtur mobilizim i jashtëzakonshëm i shtetasve tanë për t’i dalë në ndihmë shqiptarëve. Të strehuarit në tenda në Thumanë e Durrës thonë se arsyeja më e madhe që ata po kërkojnë strehë në Kosovë, është frika nga goditjet e rradhës së tërmeteve.
Kontrolloni gjithashtu
Ministri, Ejup Maqedonci, diskutoi përforcimin e sigurisë kombëtare me NATO-n për stabilitet dhe integrime
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci, ka theksuar rëndësinë e forcimit të aspektit të sigurisë për …