Emigrimi

Shqiptarët nuk e duan atdheun e tyre, janë më të shumtit në numër që ikin nga Shqipëria, Kosova e treva të tjera

Raporti  fundit i Agjencisë së Bashkimit Evropian për Azilin ka evidentuar me të dhëna zyrtare se shtetasit nga Shqipëria dhe Kosova kryesojnë në listën e aplikuesve nga Ballkani Perëndimor për azil në një vend të Bashkimit Evropian, për tre muajt e parë të vitit 2024. Sipas raportit,  numri i aplikuesve nga këto dy vende është tejet i lartë krahasuar me vendet tjera fqinje si Maqedonia e Veriut, Serbia, Bosnje Hercegovina dhe Mali i Zi. Në  muajin mars nga shtetasit shqiptarë u paraqitën në vendet e Bashkimit Europian 624 aplikime për azil, ndërsa nga shtetasit e Kosovës 513, nga Maqedonia e Veriut 340, nga Serbia 272, Bosnja 109 dhe Mali i Zi 37. Në muajin shkurt të vitit 2024 ishin regjistruar nga shtetasit shqiptarë 744 aplikime për azil në një nga vendet e Bashkimit Evropian, ndërsa në janar të këtij viti, u regjistruan 648 aplikime. Nga rreth 2,016 aplikime të shtetasve shqiptarë nga janari në mars të këtij viti, një pjesë e tyre është shqyrtuar, ndërkohë që 2,752 aplikime mbeten ende në pritje. Rastet e shqyrtuara të shqiptarëve kanë numrin më të ulët të njohjeve të azilit në vendet e Bashkimit Evropian që nuk kalon as 1% të kërkesave.

Kontrolloni gjithashtu

Zëvendës ndihmës sekretari amerikan i Shtetit, Philip T. Reeker do të vizitojë so Shqipërinë

Philip Reeker: Dialogu Beograd-Prishtinë nuk do të jetë prioritet për administratën e re të Trumpit

Ish-zëvendës Ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit, Filip Riker, ka deklaruar se administrata e ardhshme …