DailyMail në një raport sekret të ushtrisë britanike, zbulon se 40% e emigrantëve që kanë kaluar me gomone janë nga Shqipëria

Shqiptarët përbëjnë 37 për qind të numrit të përgjithshëm të emigrantëve, që kanë hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe

Pavarësisht  faktit se Britania e Madhe po ballafaqohet me mungesë të fuqisë punëtore, autoritetet e këtij vendi,  ende kërkojnë largimin  emigrantëve dhe jo shfrytëzimin e tyre për krah pune. Shqiptarët kanë zënë ballinat e mediumeve britanike. E gjithë kjo lidhet me trafikimin e jashtëligjshëm përmes kanalit të Le Manche, ku shtetasit e Shqipërisë përpiqen të kalojnë ilegalisht ngushticën mes Francës dhe Britanisë së Madhe. Kjo ka detyruar ligjvënësit atje të kërkojnë rikthim të skemës së Ruandës. Plani parashikon që individët e identifikuar nga qeveria si emigrantë të paligjshëm apo azilkërkues të risistemohen ne Ruandë, ku edhe shqyrtohet kërkesa për azil. 37 për qind të emigrantëve ilegalë janë shqiptarë Të dhënat statistikore në Britaninë e Madhe tregojnë se 4 në 10 emigrantë të paligjshëm që mbërrijnë ne vend, janë shqiptarë. Nga 2863 persona gjithsej, 1075 shtetas të Shqipërisë kanë mbërritur me gomone dhe varka të vogla në Mbretërinë e Bashkuar brenda 6 javëve deri më 12 korrik. Ata përbëjnë 37 përqind të numrit të përgjithshëm që kanë hyrë ilegalisht në këtë  vend. Ata sipas Agjencisë Kombëtare Britanike të Krimit kanë para, telefona në duar dhe sillen në mënyrë krejt tjetër. Shqiptarët zgjedhin forma të ndryshme për të kaluar, sqaron personi përgjegjës për operacionin policor.

Kontrolloni gjithashtu

Peter Stano: Bashkimi Evropian nuk i vë në dyshim autoritetet e Kosovës për hetimin e krimeve të luftës, por është në kontakt me ta

BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”

Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …