Shqiptarët që jetojnë në Serbi, si njëfarë Demo Berisha nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës

Shqiptarët që jetojnë në Serbi, si njëfarë Demo Berisha nuk e pranojnë pavarësinë e Kosovës

Një i vetëquajtur shqiptar me origjinë nga Peja, Demë Berisha, apo Demo Berisha, versioni serb i emrit, kryeson shoqatën e  ashtuquajtur,  “Amzë Shqiptarëve të Serbisë” (Matica Albanaca Srbije – MAS), e cila sipas tij ka 4600 anëtarë në territorin e Vojvodinës nga 6000 shqiptarë që sipas Berishës ka në Vojvodinë ndërsa ne terë territorin e Serbisë thotë se ka mbi 180.000 Shqiptarë. Shoqata deklaron se merret me marrëdhëniet shqiptaro-serbe, dhe për më shumë, avancimin e të disa të drejtave të shqiptarëve në Serbi. Madje, emri zyrtar i OJQ-së është serbisht. Ky farë  Demo Berisha, sipas Kosovapressit  deklaron se ka lindur në Pejë dhe tani jeton në Vojvodinë, por nuk e njeh Republikën e Kosovës dhe atdheu i tij është Serbia. Në një intervistë që ka që ka bërë për televizione të  Vojvodinës ( RTV Panonia dhe kanal 9), ai thotë se shkollën fillore e ka kryer në Kosovë, ndërsa, pastaj ka vazhduar në Sarajevë, ku ka kryer shkollën ushtarake, pastaj në Novi Sad. Ai thotë që ka qenë pjesëtar i ushtrisë jugosllave dhe ka përfunduar karrierën e tij në ushtrinë e Serbisë, duke punuar një kohë të gjatë në policinë ushtarake. KosovaPress ka berë përmbledhjen e disa deklaratave të tijë dhenë për televizione cilat mund t’i shikoni më poshtë. Ai ka qenë edhe pjesëmarrës në krimet e luftën kundër shqiptarëve  Kosovë meqenëse e gjithë ushtria serbe ka qenë e angazhuar në luftë. Ai madje vazhdon ta thërras Kosovën si “Kosova e Metohi”. Demo Berisha mban kontakte edhe me kryesuesit e shqiptarëve në Kosovën Lindore, madje edhe me ata që kanë prejardhje nga lufta e UÇPMB-së. (Kosovapress)

Në Serbi jeton edhe një numër jo i vogël  shqiptarëve që kanë bashkëpunuar me regjimin jugosllav, derisa shumica e këtij soji bastardësh jetojnë dhe veprojnë në Kosovë, madje duke u bërë edhe pjesë e drejtpërdrejtë e institucioneve më të larta të vendit. Edhe në krye të shumë medieve në Kosovë janë pikërisht ekzemplarët e sojit të këtij “Berishës”, të cilët janë luftëtarë të pa epur të kthimit të Kosovës nën Serbinë, meqë kanë edhe lidhje gjaku, ekonomie  e tregtie dhe jo vetëm sentiment nostalgjie me serbët e sllavët përgjithësisht. (RKL)

Kontrolloni gjithashtu

Nuredin Ibishi

Njohësi i çështjeve të sigurisë, Nuredin Ibishi, kërkoi që Bashkësia ndërkombëtare të marrë hapa të duhur në veri

Njohësi i çështjeve të sigurisë,  Nuredin Ibishi,  ka deklaruar se veprimet e fundit në pikën …