Gjatë protestës në lagjen Butel të Shkupit, organizuar nga Bashkimi Demokratik për Integrim, banorët e kësaj lagjeje me shumicë shqiptare janë shprehuir kundër vendosjes së një kryqi të lartë 56 metra në lagjen e tyre. Protestuesit kanë kundërshtuar vendimin e komunës për ngritjen e simbolit të krishterë, me arsyetimin se me këtë akt rrënohet bashkëjetesa, jo vetëm në këtë pjesë të Shkupit, por edhe më gjerë në Maqedoni. Protesuesit kanë demoluar bazamentin për vendosjen e kryqit, ndërsa më pas kanë vendosur tenda, në të cilat janë vendosur zyrtarët e partisë së Ali Ahmetit. Nënkryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Izet Mexhiti ka thënë se simbolet fetare nuk e kanë vendin në rrugë, por në institucionet fetare. Ai ka thënë se vendimi ishte miratuar me anashkalimin e këshilltarëve shqiptarë të Butelit.
Kontrolloni gjithashtu
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’ me Beogradin zyrtar
Albin Kurti, në një intervistë për median zvicerane “NZZ”, thotë se Perëndimi po tregohet ‘shumë naiv’me …