Shqiptaro-amerikanët kërkojnë heqjen e taksës ndaj mallrave nga SHBA – Peticion për forcimin e aleancës

Këshilli për Raportet Shqiptaro-Amerikane, i udhëhequr nga Martin Vulaj, ka nisur një peticion online ku i kërkohet qeverisë së Kosovës të heqë taksën prej 10% ndaj mallrave amerikane. Peticioni është publikuar edhe në rrjetet sociale, me thirrjen për qytetarët që ta nënshkruajnë dhe ta shpërndajnë më tej. Sipas Vulajt, një hap i tillë do të forconte lidhjen strategjike me Shtetet e Bashkuara dhe do të dërgonte një mesazh të qartë për aleancën e qëndrueshme mes dy vendeve. Ai theksoi kontrastin me Serbinë, e cila nuk përballet me tarifa nga Kosova, pavarësisht veprimeve destabilizuese në rajon. Peticioni thekson se heqja e taksës ndaj SHBA-së është jo vetëm simbolike, por edhe jetike për përparimin ekonomik dhe politik të vendit.

Kontrolloni gjithashtu

Ka ndërruar jetë veterani i UÇK-së, Vehbi Qeriqi

Ka ndërruar jetë veterani i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Vehbi Qeriqi ( 4. 10. 1949 …