Shqyrtohen mundësitë e bashkëpunimit të institucioneve publike me sektorin privat

Në Prishtinë është mbajtur takimi i organizatës gjermane GIZ, Ministrisë së Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Komunës së Ferizajt e asaj të Gjakovës, për të shqyrtuar mundësitë e bashkëpunimit në mes të institucioneve publike dhe sektorit privat.

Nga Komuna e Ferizajt në këtë takim morën pjesë kryetari i Komunës Muharrem Svarqa dhe drejtori i Drejtorisë së Kulturës, Rinisë e Sportit, Naim Ferati.

Duke folur rreth përvojave të Komunës së Ferizajt lidhur me bashkëpunimin e institucioneve publike dhe bizneseve private, kryetari i Ferizajt Muharrem Svarqa, vuri në dukje ndërtimet me koncesion të Komunës me ndërmarrës privatë, që kanë rezultuar me sigurimin e dhjetëra banesave për të pastrehët ferizajas dhe familjarëve të dëshmorëve, si dhe dhënien në shfrytëzim të ngastrave në disa pjesë të komunës së Ferizajt për ndërtimin e kapaciteteve prodhuese nga investitorë të ndryshëm, formimin e zonave industriale etj.

Si pjesë e diskutimeve u paraqit programi: “DeveloPPP.de-Programme”, i cili u ofron kompanive të investojnë në vendet në zhvillim dhe tregjet e reja me mbështetje financiare dhe profesionale. Z. Axel Binder, përfaqësues nga selia GIZ në Gjermani dha një pasqyrë të detajuar për sfondin e programit “DeveloPPP.de-Programme”.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …