leoni

Shqyrtohen mundësitë për pezullimin e mësimit dhe dislokimin e nxënësve të shkollës fillore “Halil Alidemaj” në Pozheran për shkak të vjetërsisë së objektit

Kryetari i komunës së Vitisë Sokol Haliti, shoqëruar edhe nga kryesuesi i Kuvendit Naim Pira dhe drejtoresha e Arsimit Fatbardha Emini, kanë vizituar në orët e paradites objektin aktual të shkollës së mesme të ulët “Halil Alidemaj” në Pozheran, për të parë nga afër gjendjen në të cilën po vazhdon të veproj. Për shkak të parandalimit të rrezikshmërisë në këtë objekt, sidomos pas tërmetit që ka ndodhur në shtetin shqiptar ditën e djeshme, kryetari Haliti ka shqyrtuar mundësit bashkë me ekipin e inxhinierëve komunal, që të vazhdoj apo të marrë vendim për ndërprerjen e vijimit të mësimit në atë objekt. Po ashtu, u shqyrtua mundësia e dislokimit të nxënësve nga aty, për në shkollat më të afërta. Drejtoria e Arsimit, së shpejti do të dal me një vendim, pas këtyre rekomandimeve dhe për këtë do të ju njoftojmë së shpejti.

Kontrolloni gjithashtu

Kuvendi komunal i Rahovecit mbajti mbledhjen e rregullt të njëmbëdhjetën për këtë vit kalendarik

Udhëhequr nga Kryesuesi – Arbër Zenuni, u mbajt seanca e muajit nëntor, e njëmbëdhjeta e …