Komisioni i formuar nga Asambleja Komunale e Deçanit ka shqyrtuar disa nga format e kundërshtimit të vendimit të Gjykatës Kushtetuese në lidhje me Manastirin e Deçanit. Ky vendim i cili ka zgjuar pakënaqësi të madhe në Deçan, i ka dhënë të drejtë Manastirit për t’i përvetësuar pronat e ish-ndërmarrjeve shoqërore ‘Iliria’ dhe ‘Apiko’. Në mesin e masave protestuese janë paraparë organizimi i një greve institucionale nga ana e komunës së Deçanit, organizimi i një peticioni gjithëpopullor kundër vendimit të Kushtetueses si dhe protesta deri në ndryshimin e gjendjes faktike të krijuar nga vendimi i paprecedentë i Gjykatës Kushtetuese.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …