Ushtruesi i detyrës së drejtorit të përgjithshëm të Shërbimit Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës, Valbon Krasniqi, ka mbajtur një takim pune me drejtuesit e Federatës Sindikale të Shëndetësisë së Kosovës. Në takim është diskutuar në lidhje me zbatimin e vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës, për pagesën shtesë prej 300 eurove për punëtorët shëndetësorë, për muajin korrik dhe gusht. Drejtori Krasniqi ka njoftuar drejtuesit e FSSHK-së, në ldhje me hapat që ka ndërmarrë ShSKUK, për zbatim të vendimit të Qeverisë së Republikës së Kosovës. Ai bëri të ditur se ka formuar një komision, i cili do të punojë në këtë drejtim, për çka u pajtuan edhe drejtuesit e FSSHK-së.
Kontrolloni gjithashtu
Lutfi Haziri akuzon qeverinë për keqpërdorim të aseteve të shtetit për fushatë
Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka akuzuar Qeverisë së Albin Kurtit për keqpërdorim të aseteve shtetërore …