Nga të dhënat e Shërbimit Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) mësohet se ka një rënie të numrit të pacientëve të infektuar nga virusi korona. Për momentin, në spitalet e Kosovës janë duke u trajtuar 598 pacientë të infektuar me koronavirus, për dallim nga 675 sa kanë qenë një ditë më parë. Prej tyre, 48 pacientë janë në kujdes intensiv ndërsa 479 pacientë janë në oksigjenoterapi. Autoritetet shëndetësore kanë thënë se aktualisht në Kosovë janë mbi 12 mijë raste me koronavirus. Prej paraqitjes së rasteve të para të pandemisë në vendin tonë më 2020, e deri më tani, në Kosovë kanë vdekur 2 mijë e 878 persona nga ky virus. Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës (SHSKUK) njofton se sa i përket vaksinimit, deri më tani, me të dyja vaksinat janë vaksinuar 418 mijë e 421 qytetarë të Kosovës ndërsa numri i qytetarëve që kanë marr vetëm njërën vaksinë është shumë më i madh.
Kontrolloni gjithashtu
BE mirëpret gatishmërinë e Kosovës për normalizimin me Serbinë, por kërkon veprime konkrete dhe të menjëhershme”
Bashkimi Evropian mirëpret gatishmërinë e Qeverisë së Kosovës për të zbatuar marrëveshjen e normalizimit me …