Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës ka njoftuar se pacientëve të shtrirë nëpër klinikat e Qendrës Qendrës Klinike Universitare të Kosovës(QKUK), nuk po u mundësohet tëaushtrojnë të drejtën e tyre për të votim. Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës njofton gjithashtu se sipas kërkesës së Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, me kohë i kanë dorëzuar të gjitha listat e me pacientët e shtrirë në klinika dhe spitale, duke paralajmëruar KQZ-në, se shumë nga pacientët do të lirohen deri në ditën e zgjedhjeve dhe do hospitalizohen pacientë të tjerë. ShSKUK kërkon nga KQZ që të ndërmarrë hapa të menjëhershëm për të mundësuar votimin e pacientëve të shtrirë në klinika dhe spitalet e përgjithshme, poshtu ta mundësojë edhe votimin e stafit shëndetësor që sot janë në vendet e tyre të punës, thuhet në reagimin e Shërbimi Spitalor Klinik dhe Universitar i Kosovës.