Shërbimi Spitalor dhe Klinik Universitar i Kosovës ka përgënjeshtruar njoftimet sipas të cilave në Qendrën Klinike dhe Universitare të Kosovës janë shtyrë operacionet për shkak të mungesës së medikamenteve mjekësore. ShSKUK njofton se në bazë të konfirmimit të Klinikës së Anesteziologjisë dhe Mjekimit Intensiv Qendror, të gjitha sallat operative kirurgjike në QKUK kanë punuar normalisht, duke përfshirë edhe programin e planifikuar të operacioneve. SHSKUK ka ndërmarrë masat e nevojshme për funksionim normal të sallave operative, në bazë të informacioneve të sotme nga klinikat kirurgjike edhe ditën e sotme, operacionet po kryhen normalisht”, thuhet më tutje në njoftim.
Kontrolloni gjithashtu
Sot, vizituan Radion Kosova e Lirë, Tefta Cami, Izmina Haxhiaj, Dhurata Fida-Bardoniqi dhe Zirako Sela
Sot, në një vizitë të veçantë në Radion Kosova e Lirë,” ishin të pranishme ish-ministrja …